Arrin në 90 numri i personave të vrarë në sulmin terrorist në Somali

Mos i humb

Sipas përcaktimeve të para, në sulmin me bombë në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë u vranë 90 persona, ndër të cilët 2 me nënshtetësi turke.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, një autobombë në afërsi të qendrës doganore në kryeqytetin Mogadisho, shpërtheu gjatë kalimit të një autobusi që transportonte studentët e një universiteti.

Sipas përcaktimeve të para në sulm mbetën të vrarë 90 persona, 2 prej të cilëve me nënshtetësi turke.

Bëhet e ditur se dy nënshtetasit turq punonin për një kompani turke me aktivitetet në Somali.

Koordinatori i Agjencitë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) përgjegjës për Mogadisho, Galip Yilmaz tha: “Nënshtetasit turq punonin për një kompani turke ndërtimi. Kompania kishte sipërmarrë projektin e ndërtimit të asfaltit në rrugën Mogadisho-Afgoye, që financohet nga Katari.

Ai tha se ky është sulmi i pestë që bëhet ndaj kompanisë dhe shtoi: “Edhe para 4 muajsh u bë një sulm ndaj automjetit të kompanisë dhe në ngjarje u plagosën 2 punëtorë turq. Kurse në sulmet e mëparshme ishin vrarë punëtorët somalezë të kompanisë”.

Ambasadori i Turqisë në Mogadisho, Mehmet Yilmaz tha se shumica e të plagosurve janë duke u kuruar në Spitalin Universitar Recep Tayyip Erdogan në Mogadisho.

Ai tha se ambasada është në kontakt të afërt me autoritetet përkatëse në Turqi dhe Somali dhe kjo e fundit ka bërë kërkesë për avion ambulancë për transportin e të plagosurve, si dhe nënvizoi se është duke u nënvizuar kjo kërkesë.

Nga ana tjetër, në një deklaratë të bërë nga Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca nëpërmjet Twitterit shkruhet: “Personeli unë në Spitalin Recep Tayyip Erdogan është pranë popullit të rajonit. 20 punonjës të Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor dhe ekipit të kirurgjisë po i dërgojmë në Mogadisho”.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu bëri një deklaratë nëpërmjet Twitterit ku shkroi: “Dy nënshtetasve tanë dhe të gjithë vëllezërve të pafajshëm somalezë që humbën jetën në sulmin terrorist në Mogadisho i dëshirojmë rahmet nga Allahu. Ne do të jemi gjithmonë pranë vëllezërve somalezë. Do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër terrorit”.

Ndërkohë që sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste, Es Shebab që ka lidhje me Al Kaedën, ndërmerr shpesh sulme në Somali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit