Arsimtarët marrin dozat e dyta të vaksinave, Manastirliu shkon në Arenën Kombëtare

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shkuar sot në Arenën Kombëtare për të ndjekur nga afër dhënien e dozës së dytë të vaksinën për pedagogët dhe mësuesit. Manastirliu tha se e rëndësishme në këtë fazë është çdo gjë të bëhet sipas kalendarit të vaksinimit.

“Është shumë e rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë, për të gjitha grupmoshat edhe për të gjitha llojet e vaksinave. Sot kemi vaksinimin e mësuesve, pedagogëve, edukatorëve. Ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjithë pikat e tjera vijon vaksinimi sipas grupmoshave, duke vijuar edhe me të gjithë pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët kanë sëmundje kronike dhe i përkasin moshës deri 60 vjeç”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojmë dozën e dytë edhe pas disa ditëve, sipas specifikave të vakinës, duke u shprehur se vaksinimi do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe kujdes për të mbrojtur sa më shumë qytetarë.

“Ne vijojmë me të njëjtin kujdes edhe me të njëjtin ritëm, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë, sipas grupmoshave por edhe kategorive më të rrezikuara. Kategoria e mësuesve është shumë e rëndësishme sepse na jep një lehtësim shumë të madh për vijimin e qëndrueshëm të vitit shkollor që fillon në shtator”, tha Manastirliu.

Mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë janë vaksinuar, nga të cilët rreth 11 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.
Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë mbi 816 mijë qytetarë të vaksinuar, nga të cilët, 320 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit