Arsyetohet Bekim Jashari, tregon pse u takua me Veselin e Lushtakun!

Mos i humb

Ditë më parë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari fliste për formimin e një partie të re duke u shkëputur kështu totalisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Madje së fundmi ai pati edhe një përplasje të ashpër me ish-kryetarin e Komunës së Skenderaj, Sami Lushtakun.

Sot gjatë ditës dukej ndryshe madje dyshja Jashari e Lushtaku së bashku me Kadri Veselin, Nuredin Lushtakun e Bekim Haxhiun janë parë duke drekuar.

Jashari përmes një shkrimi në profilin e tij ka arsyetuar takimin mes tyre.

Ai ka thënë se vetëm të bashkuar mund të tejkalojnë interesat e mundshme afatshkurta, për të realizuar synimet si shtet dhe si komb.

Bekim Jashari pavarësisht takimit thotë se do të vazhdojë jetë i pavarur dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të atyre që e duan Skenderajn.

Shkrimi i plotë i Jasharit:

Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim.

Vetëm të bashkuar, ku tejkalojmë intersat e mundshme afatshkurta, mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb.

Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit