Arta Marku merr zyrtarisht detyrën

Mos i humb

Merr zyrtarisht detyrën prokurorja e re e përgjithshme, Arta Marku.

Zonja Marku u zgjodh një ditë më parë kryeprokurore e përkohshme mes tensionesh në Kuvend. Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.

Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të opozitës, që hodhën në seancë edhe tymuese.

Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit