Asadi dhe mbështetësit e tij ndajnë në dy pjesë Gutën Lindore

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij me mbështetjen intensive të zjarrit ndanë de facto në dy pjesë Gutën Lindore të cilën e mbajnë nën rrethim.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij duke mos iu përmbajtur vendimit të armëpushimit të marrë më 3 mars nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) nisën një operacion tokësor bashkë me mbështetjen ajrore të Rusisë.

Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në rajon, mësohet se forcat e regjimit që përparojnë nga lindja në perëndim kanë ndarë në dy pjesë rajonin e Gutës Lindore duke e vendosur nën sulme intensive korridorin prej 1 km, i cili nga zona Misraba mbërrin në zonën Haresta, që bashkon dy anët e Gutës Lindore.

Ndërkohë njoftohet se konfliktet në Gutën Lindore vazhdojnë ende dhe se opozitarët i kundërpërgjigjen fuqimisht sulmeve të regjimit me taktikën qëllo-largohu.

Ndryshe, më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për armëpushim në gjithë Sirinë, duke filluar nga Guta Lindore. Mirëpo kishte mbetur e paqartë se si do të fillojë ky armëpushim, i cili u vendos që të zbatohet “pa u vonuar”. Rusia pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 27 shkurt shpalli se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore dhe pretendoi se regjimi do ta respektojë atë.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astana-s u shpall “rajon për uljen e tensioneve”, regjimi i Asadit për të cilin rolin garantues e ka marrë përsipër Rusia, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin e tij në këtë rajon, ndërsa në muajt e fundit ka shtuar edhe sulmet e tij.

Në këtë rajon ku kriza njerëzore është thelluar ndodhen qindra të sëmurë që presin në mënyrë emergjente për evakuim. Shumica e tyre janë fëmijë dhe të sëmurë me kancer të përparuar. Ndërkohë që si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve kanë humbur jetën shumë foshnja në Gutën Lindore.

Komisioni Ndërkombëtar i OKB-së për Studimet e Pavarura Siriane njoftoi ditë më parë se regjimi kishte kryer një seri krimesh të luftës në Gutën Lindore, të tilla si përdorimi i armëve kimike kundër civilëve, duke i lënduar njerëzit me uri dhe pengesë të evakuimeve mjekësore.

Në 18 ditët e fundit, numri i civilëve që kanë humbur jetën në Gutën Lindore ka arritur në 881.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit