
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, thotë se në një vend të vogël si Kosova, një Qeveri me më shumë se 21 ministra e 80 zëvendësministra është Qeveri shumë e madhe dhe e panevojshme, është qeveri në dëm të shtetit dhe buxhetit të shtetit.
Ai ka kritikuar ashpër numrin enorm të zyrtarëve qeveritarë. Duke bërë disa llogaritje aritmetike, Rrahmani ka dalë me shifra rrëqethëse. Mbase, ai ka folur për milionat e harxhuar së koti nga kjo qeveri
Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në Facebook:
Qeveria e Kosovës ka:
-1 KRYEMINISTËR;
-5 ZËVENDËSKRYEMINISTRA;
-21 MINISTRA;
-80 ZËVENDËSMINISTRA;
-35 KËSHILLTARË KRYEMINISTRI;
-55 KËSHILLTARË ZËVENDËSKRYEMINISTRASH;
-147 KËSHILLTARË MINISTRASH;
-80 KËSHILLTARË ZËVENDËSMINISTRASH.
479 persona në kabinetin e RAMBOS! paga mesatare 1500 euro.
479 X 1500 X 12 muaj=8.622.000 është kostoja për një vit e këtij kabineti.
Me një qeverisje normale kostoja e kabinetit nuk do të ishte rreth 9 milion euro por do të duhej të ishte më së shumti 1.5 milion euro.
Me 7 milion euro, nuk do të kishim asnjë të pastrehë në Kosovë!!!
Ky është korrupsioni modern.


