Asgjësohen bimë kanabisi në Durrës, pranga 3 vëllezërve

Mos i humb

Policia e Durrësit arreston tre vëllezër, të cilët kishin kultivuar dhjetëra bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar të qytetit bregdetar.

Në njoftimin e Policisë, bëhet me dije se, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”, është finalizuar operacioni policor i koduar “Brothers”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës. Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit