“Asnjë masë ndaj anëtarësisë”/ Vetëm 5 nga 71 kryetarë degësh kundër vendimit të Bashës për Kuvend në 18 dhjetor

Mos i humb

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sqaroi se masat statutore nuk do merren ndaj anëtarësisë së Partisë Demokratike, por vetëm ndaj Sali Berishës, duke hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka që për mediat foli për të kundërtën.

Në mbledhjen maratonë që Lulzim Basha zhvilloi me krerët e 71 degëve, vetëm 5 kryetar ai i Paskuqanit, Fushë-Krujës, Devollit, degës 1 në Tiranë dhe ai i Vlorës dolën kundër vendimit të kryedemokratit për organizimin e Kuvendit me 18 dhjetor.

Lulzim Basha i kërkoi kolegjit të kryetarëve mobilizim për Kuvendin e thirrur prej tij me 18 dhjetor ndërsa këmbënguli se lëvizja e Berishës do e izolonte partinë nga SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit