Australi, rrëzohet helikopteri që shuante zjarrin, vdes piloti

Mos i humb

 

Një helikopter i cili ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve në New South Wales të Australisë është rrëzuar, me ç’rast jetën ka humbur piloti.

Njësiti zjarrfikës njoftoi se helikopteri është rrëzuar gjatë shuarjes së zjarrit në zonën Ulladulla, pasi është përplasur me një dru. Akoma nuk është bërë i ditur identieti i pilotit.

Zëdhënësi i Zyrës për Siguri të Trafikut Ajror, Peter Gibson, deklaroi se në helikopter ndodhej vetëm piloti.

Të enjten në këtë rajon u rrokullis edhe një makinë e zjarrfikësve dhe me këtë rast katër zjarrfikës u lënduan. Zjarri ka shpërthyer dy ditë më parë dhe deri më tani janë djegur dy shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit