Të paktën 10 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën pasi një autobus u përmbys të dielën në Australi, deklaroi policia australiane.
Policia tha se autobusi u aksidentua në qytetin e vogël Greta, në rajonin Hunter të Uellsit të Ri Jugor.
Shoferi i autobusit – një burrë 58-vjeçar – u dërgua në spital nën shoqërimin e policisë për testim dhe vlerësim të detyrueshëm.
Ushtruesja e detyrës së Komisionerit të Policisë, Tracy Chapman tha në një konferencë për shtyp se ”shoferi u arrestua pas lirimit nga spitali”.
”Hetuesit e përplasjes dhe mjekësia ligjore po hetonin përplasjen. Është shumë herët për të thënë se çfarë akuzash mund të përballet shoferi”


