Australia tërheq avionët luftarakë nga Iraku dhe Siria

Mos i humb

Australia tërheq avionët luftarakë të përfshira në operacionet e forcave ndërkombëtare të koalicionit në Irak dhe Siri, kundër organizatës terroriste DEASH.

Ministrja Federale e Mbrojtjes, Marise Payne rikujtoi se forcat australiane kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste.

Ajo konfirmoi se muajin e ardhshëm do të tërheqë 6 avionë F/A-18F Super Hornet nga Lindja e Mesme. Deri te ky vendim, siç tha Payne, kanë ardhur pas një takimi me përfaqësuesit e Irakut dhe anëtarët e forcave ndërkombëtare të koalicionit.

Ministrja Payne theksoi se rreth 700 ushtarë, të cilët janë të angazhuar për trajnimin e ushtrisë irakiane do të mbeten në zonë. Ajo tha se me kërkesën e Irakut në zonë do të mbeten avionët e karburantit dhe ato vëzhgues./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit