Autobusi me 50 pasagjerë përplaset me kamionin, shënohen disa viktima në Turqi

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manisa të Turqisë këtë të premte.

Një autobus i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një kamion.

Për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar në autostradën Stamboll-Izmir dhe e ka goditur kamionin ndërkohë që ky i fundit po qëndronte në korsinë e djathtë.

Viktimat ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes ndersa 37 të plagosurit janë dërguar në spital.

Në momentin e ngjarjes në autobus ndodheshin 50 persona, 3 prej të cilëve ishin punonjës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit