Autobusi përplaset me “Range Roverin”, policia nis hetimet

Mos i humb

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pranë kryqëzimit të “Plasës”. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se autobusi i linjës Korçë-Greqi, është përplasur me një automjet “Range Rover’.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve financiare. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Dy drejtuesit e mjeteve janë marrë në pyetje nga hetuesit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit