Automjeti përplaset me këmbësorët, 3 të vdekur e mbi 30 të plagosur

Mos i humb

Sulmet me automjete ndaj këmbësorëve të pafajshëm nuk kanë të ndalur. Një rast i tillë është shënuar këtë të shtunë në Muenster, qytet perëndimor në Gjermani, ku flitet për të paktën 3 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Mediet gjermane shkruajnë se policia është aktualisht e përfshirë në një operacion masiv. Sipas “Spiegel”-it, një automjet u përplas mbi këmbësorët, siç konfirmohet edhe nga policia, që po e konsideron këtë rast si një sulm. Revista gjermane “online” informon gjithashtu se agresori ka qëlluar edhe veten.

“Situata mbetet konfuze për momentin”, shkruan policia në rrjetin social “Twitter”. Por numri i të prekurve varion sipas medieve lokale, ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikëses e çon deri në 50 vetë bilancin e tyre.

Sipas raportimeve të fundit, pjesë të tëra të qendrës së qytetit janë mbyllur, ndërsa helikopterë emergjencash janë dërguar në zonë, që po bëjnë të mundur dërgimin e të plagosurve në spitale.

Hetuesit e mbërritur në vendngjarje nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë eksplozivi në zonë, për të cilin po kryejnë kërkime. Policia u bëri thirrje banorëve në zonën e ngjarjes të shmangin lëvizjet./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit