Autor i mbi 500 grabitjeve e në kërkim ndërkombëtar, policia arreston Markeljan Cungun

Mos i humb

Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar Markeljan Cungun, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale. Cungu po ashtu është autor i plagosjes së pronarëve të një banese në Allias, ku ai kishte shkuar për të grabitur.

Cungu u ndalua nga komisariati nr. 4 pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 25 vite burg, për armëmbajtës pa leje, vjedhje me dhunë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Cungu dyshohet si autor i të paktën 500 vjedhjeve .

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit