Avdullah Hoti publikon të dhëna të vitit 2018 që tregojnë “dështimet e Qeverisë, dhe ato të Shpend Ahmetit

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar disa shifra të cilat sipas tij tregojnë për “dështimet” e Qeverisë qendrore dhe asaj të Komunës së Prishtinës.

Në këtë drejtim, sipas Hotit, Qeveria e udhëhequr nga koalicioni PAN, gjatë vitit 2018, ndër tjerash ka punësuar 1,245 persona me shërbime të “veçanta”, prej të cilëve, 94 në Zyrën e Kryeministrit.

Postimi i plotë:

Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:

1. Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te “vecanta”, prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,

2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,

3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,

4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,

5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).

Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi.

1. Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.

2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.

Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t’i shpenzojne per mireqenien e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit