Avioni bën ulje të detyruar në fushën me misër

Mos i humb

Një avion rus me pasagjerë u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një fushë me misër afër Moskës pasi u gjend mes një tufe zogjsh.

Avioni me 226 pasagjerë në bord dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, u detyrua të bëjë ulje emergjente pranë aeroportit Zhukovski të Mosca.

Avioni u përplas nga një tufë zogj një pjesë e të cilëve u futën në motor duke shkaktuar dhe dëmtime të tij.

Njëzet e tre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje urgjente afër Moskës.

Kompania ka thënë të enjten se kryer uljen urgjente afër aeroportit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e aeroplanit, raporton Rel.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetë.

Aeroplani ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.

Image

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit