Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka folur për mediat, duke theksuar se edhe ditën e sotme kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për të shqyrtuar sakaq kërkesën e tyre.
“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë.
Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri.
Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.