Azerbajxhani: Armenia po ekzagjeron mbi vendosjen e kufijve

Mos i humb

Armenia po përpiqet të ndërkombëtarizojë procesin e vendosjes së kufijve, tha sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një telefonatë me homologun e tij kazak Kassym-Jomart Tokayev, Aliyev tha se aplikimi i Armenisë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake e drejtuar nga Rusia, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të ndërkombëtarizuar çështjen.

Duke nënvizuar se asnjë konflikt nuk ka ndodhur në kufi, Aliyev shtoi se situata është “e qëndrueshme” dhe negociatat janë duke vazhduar.

Ushtria azerbajxhanase vendosi zona të caktuara në provincat Lachin dhe Kalbajar të cilat u çliruan nga pushtimi armen vitin e kaluar.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan aplikoi në organizatën e drejtuar nga Rusia duke pretenduar se disa rajone ku u vendos ushtria azerbajxhanase i përkisnin vendit të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit