Baerbock: Të hapen rrugët humanitare për popullsinë e Gazës

Mos i humb

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndihmë të shpejtë humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës.

“Nuk është vetëm një çështje e çdo dite, tani është çështje orësh që jo vetëm të rikthehet furnizimi me ujë, por edhe që ushqimi dhe ilaçet të mund të arrijnë në Gaza. Situata është shumë dramatike” , theksoi  ajo.

”Ndihma humanitare nuk është vetëm kritike për popullin e Gazës, por edhe për besueshmërinë tonë si aktor ndërkombëtar në rajonin e Lindjes së Mesme”, theksoi Baerbock.

Pas sulmeve të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite në Gaza, e cila qeveriset nga Hamasi, qindra mijëra palestinezë që jetojnë në enklavën bregdetare të mbyllur dhe me popullsi të dendur janë zhvendosur në jug të Gazës.

Furnizimi me karburant, ushqim, energji elektrike dhe ujë në Gaza u ndërpre pas sulmeve 10 ditë më parë dhe dërgesat e ndihmave humanitare deri më tani nuk janë lejuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit