Bahreini dhe Kuvajti konfirmojnë rastet e para të koronavirusit

Mos i humb

Bahreini dhe Kuvajti kanë konfirmuar sot rastet e para të koronavirusit të ri (AA).

Përmes një deklarate, nga Ministria e Shëndetësisë së Bahreinit thonë se u dyshua se një shtetas i këtij vendi që kthehej nga Irani ishte i infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit gjithashtu ka njoftuar se tre persona përfshirë edhe një shtetas të Arabisë Saudite që ktheheshin nga Irani, ishin infektuar nga virusi.

Irani ka raportuar për 12 raste të vdekjes nga virusi i cili është shpërndarë në më shumë se 25 shtete tjera, duke përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur situatë emergjente.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit