Bahri Gashi, doktori i parë në fushën e Politikave të Inteligjencës – Sigurisë Kombëtare!

Mos i humb

Eksperti i sigurisë dhe studiuesi i politikave të sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës,     Magjistër (Mr.Sci) Bahri Gashi ka mbrojtur me sukses të lartë disertacionin doktoratës me temë: “Konteksti i shërbimeve inteligjente në politikat bashkëkohore të sigurisë“, temë kjo mjaftë komplekse dhe specifike.

Dr. Bahri Gashi

Ky disertacion, në këtë shkallë akademike të nivelit të doktoratës, i pari i këtij lloji i trajtuar në këtë strukturë dhe format, është mbrojtur me mjaft sukses në Universitetin e Europes Juglindore – UEJL, në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike.

Bahri Gashi në vitin 2012, kishte marrë titullin: “Magjistër i Shkencave Politike” në kuadër të trajtimit të natyrës së njëjtë të politikave mbi sektorin e shërbimeve inteligjente.

Dr. Bahri Gashi me trajtimin e këtij disertacioni, si studim specifik, analizë teorike, metodologji komperative e hulumtuese, si trajtim mjaft kompleks, në kontekstin e sigurisë dhe inteligjencës, përkatësisht në politikat kombëtare të sigurisë, ka arritur të ofroj një format të avancuar cilësor akademik, njëherësh të munguar në studimet e kësaj fushe në studimet e këtij niveli, u tha nga anëtarët e komisionit në këtë mbrojtje të disertacionit të doktoraturës.

Ky disertacion specifik si punë shkencore disa vjeçare, gjatë mbrojtjes publike, u vlerësua me notë maksimale dhe performancë tejet të lartë akademike nga Kryetari i Komisionit Prof. Dr. Jonuz Abdullai, anëtarët Prof. Dr. Bejtush Gashi, Prof.Dr. Ali Pajaziti, Prof. Dr. Hasan Jashari dhe Mentori Prof. Dr. Fadil Zendeli.

Bahri Gashi me fitimin e titullit: “Doktor i shkencave politike”, me trajtim të kësaj teze në lëmin e politikave të sigurisë dhe inteligjencës, iu duhet institucioneve të sigurisë si kuadër i vlefshëm profesional, si dhe një profesor i profilit të lartë i botës akademike në hapësirat shqiptare e më gjerë.

Të ju rikujtojmë, Dr. Bahri M. Gashi është i njohur me shkrimet e tij në fushat e inteligjencës dhe sigurisë, shkrime këto të cilat i ka botuar nëpër gazetat dhe revistat shqiptare. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit