Bahtiri kërkon të lëshohet për qarkullim ura e Ibrit

Mos i humb

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë sot ambasadores së Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, se ka përfunduar rivitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër.

Në njoftimin për media nga komuna e Mitrovicës, thuhet se Bahtiri ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të marrë masa për përurimin sa më të shpejtë të këtij projekti “në mënyrë që të mos lejohen ndërhyrjet dhe prolongimet e pa arsyeshme nga forca që nuk ia duan të mirën Mitrovicës, pasi që vërtetë nuk ka kurrfarë kërcënimi të sigurisë tashmë të qëndrueshme”.

Bahtiri ka thënë se Mitrovica është ndër qytetet më të sigurta në Kosovë dhe se ka rënie drastike në të gjitha llojet e krimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit