Bahtiri takohet me Kurtin: Koha për bashkim, nuk ka vend për ndarje të reja

Mos i humb

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zv/presidenti i AKR-së, Agim Bahtiri, është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurti, ku kanë bashkëbiseduar për çështje nga aktualiteti politik në Kosovë.

Bahtiri thotë se Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve, prandaj sipas tij, nuk ka vend për ndarje të reja, ku ka thënë se ata që e duan Kosovën duhet të bashkohen, ashtu si ky dhe Albini.

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri, është takuar me liderin e VV-së, Albin Kurti, ku kanë bashkëbiseduar për çështje nga aktualiteti politik në Kosovë

Bahtiri thotë se Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve, prandaj sipas tij, nuk ka vend për ndarje të reja, ku ka thënë se ata që e duan Kosovën duhet të bashkohen, ashtu si ky dhe Albini.

Ky mesazh i tyre vjen pas deklarimeve për lëvizje të kufijve nga presidenti Thaçi, i cili së fundmi po mbështetet edhe nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, por që po kundërshtohet nga gjitha partitë e tjera parlamentare.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Koha për bashkim!

Pata kënaqësinë sot të takohem me liderin e VV-së, z. Albin Kurti, ku bashkëbiseduam për disa çështje nga aktualiteti politik në Kosovë.

Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë.

Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne duhet të kujdesemi për të dyjat duke punuar për të dyjat, e jo sikur dikush që vetëm flet e realisht nuk i intereson konkretisht për asnjërën, por veç për veten./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit