Baka Botërore financon ndërtimin e katër shkollave në Prishtinë

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar për ndërtimin e 4 shkollave në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me PFI organizatë kjo në kuadër të bankës botërore.

Sipas Ahmetit ideja e një invetimi të tillë është për shkak të buxhetit i cili thotë se nuk duhet të bëhen investime marramndëse por investime të arsyeshme dhe stabile dhe se organizata në fjal është duke na ndihmuar në ndërtimin e këtyre katër shkollave.

“Arsyeja pse kem hy si komunë me këtë projekt është se ne e kemi përcaktuar sa para harxhojmë në vit për ndërtimin e shkollave. Nga buxheti që kemi për një vit mund ta ndërtojmë një shkollë. Prandaj e kemi parë të nevojshme që të kemi një investim të arsyeshëm, e jo profit marramendës, një investim më stabil”, tha Ahmeti, për të shtuar më pas se në këtë investim kemi mbështetjen e PFI-së.

“PFI po na ndihmon në strukturimin e këtij instrumenti të politikave, jemi duke folur për 4 shkolla e ndoshta do të shtohet edhe 1, po flasim për 17 mijë metra katror”, tha Ahmeti duke shtuar më tutje se ka edhe interesim edhe prej bankave komerciale për të pasur investime të tjera.

“Ka interesim edhe prej bankave ç[r të financuar në Kosovë e po ashtu edhe prej PFI për investime të tjera. Ka mundësi me pas financim edhe prej bankave komerciale”, u shpreh Ahmeti.

Për ndërtimin e këtyre shkollave janë zgjedhur këto lokacione: Mat, Sofali, Veternik dhe Arbëri, kurse në Kalabri thuhet se janë në proces e sipër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit