Baki Dervishi: I detyruar të protestoj!

Mos i humb

Nga: Baki Dervishi

I detyruar të protestoj sepse ndihem i përdorur nga PAKTI për UNIVERSITETIN, ku në çdo studio televizive shihja një kameleon që mologonte dhe fajin gjithmonë jua hidhte të tjerëve, kurse ky i “shkreti” qahej në emrin tonë. Shihja një njeri të gjunjëzuar përpara PPP DHE KONCESIONEVE dhe prepotent përpara studentëve dhe qytetarëve. Përfundimi 0.

Sot studentët jetojnë akoma në kushte mizerabël në konvikte, sot të rinjtë dergjen dyerve të Call-Center për të mbuluar shpenzimet e studimit, sepse diku me tutje rroga simbolike e familjes së tyre nuk mund të përballojë dot as çmimin ekstrem të ushqimeve, energjisë elektrike dhe taksave të larta (me siguri do të jetë e afërt koha që do të vendoset taksë për kryerjen e nevojave personale).

I detyruar të protestoj sepse jemi vendi me pasuri aq të madhe sa nuk e kemi problem të humbim miliona euro nga arroganca e “drejtuesit” të shtetit, fundja zgjidhjen e kemi në dorë mjafton të heqim ca familje nga ndihma ekonomike, të rrisim ca taksa, e askujt nuk i bëhet vonë nëse vazhdojmë të nxjerrim deficit buxhetin e shtetit.

I detyruar të protestoj sepse edhe tani që po shkruaj diku po firmoset një tender korruptiv, po jepet një koncesion, po miratohet PPP, po mbyllet padrejtësisht një biznes privat, po hiqet padrejtësisht nga puna një profesionist, po largohet nga vendi një ekselent, në familje po shtohet pesimizmi e thesi i buxhetit po shpohet.

Për çfarë ka nevojë ajo karrige? Mjafton të mos jetë arrogant ai drejtues që do ulet, të mos bëjë kavalierin me oligarkët me paratë e popullit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit