Bali, aeroporti Ngurah Rai mbetet i mbyllur për shkak të vullkanit Agung

Mos i humb

Për shkak të tymit nga vullkani Agung në ishullin indonezian Bali, i cili vazhdon të pengojë trafikun ajror, aeroporti i tij do të mbetet i mbyllur edhe sot.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se kanë marrë vendim që Aeroporti Ngurah Rai të mbetet i mbyllur deri nesër në mëngjes. Vullkani nxjerr tym dhe vështirëson fluturimet.

Zyrtarët shpresojnë në normalizimin e situatës dhe se aeroporti do të jetë sërish funksional në afatin sa më të shkurtër kohor. Ministria indoneziane e Turizmit tha se rreth 100,000 pasagjerë kanë ndjerë pasojat e çrregullimit të trafikut dhe se pasagjerëve të cilët kanë humbur fluturimet do t’u sigurohet akomodim pa pagesë. Përveç kësaj, ata gjithashtu njoftuan se do të vazhdojnë përkohësisht vizat për ata që kanë problem me vizat.

Fluturimet për Bali janë riorientuar drejt aeroporteve në nëntë lokacione, në mesin e të cilave ndodhet dhe Xhakarta. Nga zona pranë vullkanit janë evakuuar rreth 40,000 njerëz, kurse për 100 mijë të tjerë nga zonat me rrezik të lartë u kërkua që të largohen nga shtëpitë e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit