Bali, hiqet niveli më i lartë i paralajmërimit për shpërthimin e vullkanit

Mos i humb

Indonezia ka hequr nivelin më të lartë të paralajmërimit për shpërthimin e vullkanit Agung në ishullin Bali.

Qeveria e Indonezisë njoftoi se vendimi për heqjen e këtij paralajmërimi, i lëshuar më 27 nëntor, u soll nga Presidenti Joko Widodo. Presidenti mbajti një takim me ministrat të premten për të treguar se kjo zonë tani është e sigurtë.

Presidenti i Indonezisë, Widodo deklaroi se në rast të shpërthimit të vullkanit do të goditet një zonë prej vetëm 10 kilometrash dhe për këtë arsye Bali është vend i sigurtë për turistët.

Pas aktivizimit të vullkanit Agung në Indonezi në shtator të këtij viti, humbjet në sektorin e turizmit vlerësohen në një miliard dollarë.

Vullkani Agung për herë të fundit shpërtheu në vitin 1963, ku humbën jetën rreth 1.100 njerëz./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit