Balla anashkalon deklaratën e Besa Shahinit: Ja çfarë diskutuam në mbledhjen me drejtuesit politikë

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga takimi i sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë në qarqe.

Balla tha se ky ishte një takim i përjavshëm, që do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve, më 25 prill 2021, ku sot janë diskutuar çështje të karakterit organizativ.

Gjithashtu, numri dy i PS deklaroi se në mbledhje i është dorëzuar kryeministrit Rama një përmbledhje e vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike dhe çfarë duhet përmirësuar.

“Ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill. Ne kemi diskutuar sot mbi çështje të karakterit organizativ, padyshim edhe të një raportimi të një vlerësimi që kemi mbledhur nga qytetarët mbi cilësinë e shërbimeve publike.

I kemi dorëzuar kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike, për përmirësimin e tyre. Kemi diskutuar dhe për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo përfaqësuesi të PS. Ky kanal do të kontribuojë në përmirësimin e partisë.

Thirrja ime është që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje. Partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje, populli duhet të votojë dhe të zgjedhë drejtimin që duhet. Ky është diskutimi që do të jetë i përjavshëm në shtabin tonë elektoral”, tha Balla.

Ndërkohë, numri dy i PS ka anashkaluar deklaratën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila tha pak ditë më parë se në përfundim të mandatit do të largohet në Kosovë dhe nuk do të bëjë fushatë për zgjedhjet e 2021-shit.

“PS ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar, duke e depolitizuar procesin e emërimeve të ndyra politike në shkolla. Mësuesit shqiptarë sot janë më të qetë se kurrë. Aktualisht dhe kjo është e vulosur në ligjin për arsimin parauniversitar, çdo mësues që rekrutohet, rekrutohet sipas transparencës”, tha Balla, duke mos dhënë përgjigje për deklaratën e ministres.

Mbledhja e shtabit drejtues elektoral te PS🌹🇦🇱 eshte nje mbledhje e perjavshme qe trajton tematikat e vendit dhe te zonave sipas qarqeve, ecurine e puneve dhe cilesine e marredhenieve mes institucioneve e qytetareve, shqetesimet dhe angazhimet. Sot diskutuam pikerisht marredhenien e institucioneve me qytetaret. Kemi mbledhur opinionet e publikut per cdo institucion dhe ia përcollëm Kryeministrit. Po ashtu diskutuam edhe mbi platformen e gjitheperfshirjes se partise ne vleresimin e deputeteve, anetareve te qeverise dhe te kryeministrit. Njekohesisht diskutuam thithjen e propozimeve te familjes sone politike per deputetet tane te 2021.

Gepostet von Taulant Balla am Mittwoch, 9. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit