Balla: Fasoneria, sektor i rëndësishëm punësimi. PS uli tatimin mbi pagën për 97.5% të gjithë të punësuarve në vend

Mos i humb

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla deklaron se sektori fason është një sektor i rëndësishëm punësimi për qytetarët.

Teksa vizitoi një fabrikë fasonerie në qytetin e Elbasanit, numri dy i PS, Taulant Balla theksoi se sapo Partia Socialiste mori qeversjen e vendit aplikoi tatimin progresiv, duke ulur kështu tatimin mbi pagën për 97.5% të gjithë të punësuarve në vend.

Sipas Ballës të punësuarit në sektorin fason ishin përfitues direktë, të cilët paguajnë zero taksë.

“Vetëm 2.5% e të punësuarve në Shqipëri paguajnë tatim mbi 13% në vend. Sepse me ne socialistët kush paguhet më pak paguan zero taksë dhe kush paguhet më shumë paguan më shumë taksa”, deklaroi Balla.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F451110092965220%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit