Balla inspekton punimet në qendrën shëndetësore në Gostimë: Premtim i mbajtur

Mos i humb

Kreu i grupit parlametar të PS-së Taulant Balla ka inspektuar nga afër punimet Qendrën Shëndetësore të Gostimës në Cërrik, ndërsa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla tha se reabilimit i 300 qendrave shëndetësore do t’u shërbejë 12000 banorëve të njësisë administrative Gostimë.

“Premtin i mbajtur ☺. Bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuam punimet në Qendrën Shëndetësore Gostimë në Cërrik e cila i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Para një viti premtova transforimimin e kësaj Qendre Shëndetësore e cila ndodhej në gjendje të mjeruar.
Investimi që kap vlerën e 114 milion lekëve të vjetra, i kryer në kuadër të projektit të qeverisë për rehabilitimin e 300 Qendrave Shëndetësore, do t’u shërbejë 12000 banorëve të njësisë administrative Gostimë.

Falenderova ministren, Manastiru për gadishmërinë e treguar.
#PunaPërShëndetësinëQëDuam”, shkruan Balla në “Facebook”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit