Balla inspekton rehabilitimin e lagjes “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan: Gati projekti i madh për rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja inspektoi nga afër punimet që po kryhen për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se as këtë vit bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime, sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje.

Sipas Ballës bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje.

Postimi i plotë:

As këtë vit Bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje.

Së bashku me Gledin inspektuam punimet për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” ku po punohet intensivisht pasi lagjet e qytetit kanë nevojë të shtuar për ndërhyrje.

Bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje.
Por nuk duhet harruar se jashtë vëmendjes nuk janë as fshatrat.

#SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit