Balla ‘kyç gojën’ për Ahmetajn: Flasim…

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, gjatë një deklarate për gazetarët ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve për Arben Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale.

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai.

“Do kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë, ku do prezantohet një vlerësim për secilën prej kandidaturave.

Kandidati jonë do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë, e për pasoja konsultimi duhet të jetë i gjerë.

Deri ditën e shtunë do t’i kemi të gjithë gati. Armando Subashi është ndër më të mirët kryebashkiakë që kemi”, tha ai ndër të tjera.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit.

Balla u shpreh se lidhur me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Më tej shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh. Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekura, ai nuk pranoi të komentonte më gjatë.

Kujtojmë se Qerim Ismailaj, u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim penal me tre vite burg në Greqi, në vitin 2000.

“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi pr një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur”, tha Balla.

Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?

Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë”, tha ai.

Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?

Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.

Emër të ri për Bulqizën. Lefter Alla pas hekurave?

Balla: Unë u thashë të gjejnë avokat. PS nuk është zyrë avokatie Unë nuk komentoj asnjë deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit