Balla: Ligj i ri për mbrojtjen nga zjarri

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se po punohet për një projektligj të ri që i takon mbrojtjes ndaj zjarrit.

“Në qeveri po kërkoj më shumë mbështetje sa i takon njësive të qeverisjes vendore për infrastrukturën e mbrojtjes nga zjarri”, u shpreh Balla.

Ministri i Brendshëm kërkoi që institucionet e drejtësisë të ashpërsojnë dënimet për zjarrvënësit.

“Në burg duhet të shkojë kushdo që vë flakën. Dhe thirrja ime është që kur të vijnë këtu institucionet e drejtësisë, KLP, KLGJ, vendosni në rekomandimet që bën Kuvendi që për zjarrvënien të jepet dënim maksimal e ta kalojmë me konsensus të gjithë bashkë. Se gjendemi para situatës ku u gjendën komshinjtë tanë grekë vitin e shkuar”, u shpreh ai.

Balla kërkoi po ashtu mbështetjen e opozitës për të votuar ligjin për mbrojtjen kundër zjarrit.

Duke komentuar zjarrin që dogji hektarë të tërë me pisha në pyllin e Pishë Poros, Balla u shpreh se kemi pasur disa arrestime.

“Dyshimet e mia që i kam bërë publike në vendngjarje janë për pronarë tokash në atë zonë që i gënjen mendja që duke i vënë zjarrin zonës së mbrojtur do të kenë shpresë të marrin ndonjë leje për fotovoltaikë”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit