Balla: Ligj me penalitete të forta për dhunën kibernetike

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënvizoi sot rëndësinë e hartimit të një ligji ku të vendosen penalitete të forta për dhunën kibernetike.

Gjatë takimit të organizuar në ambientet e Kuvendit mbi dhunën digjitale me bazë gjinore, Balla kërkoi që të dërgohet sa më shpejt për miratim në Kuvend një ligj që të plotësojë deficitin ekzistues sa i përket dhunës online.

Balla theksoi se “nevojitet një nismë bipartizane në këtë drejtim, ku mazhoranca dhe opozita të jenë bashkë dhe jo të ndarë”.

“Çështjet që lidhen me dhunën me bazë gjinore janë çështje primare, është një angazhim që kërkon vazhdueshmëri. Ngacmimi kibernetik arrin deri në shantazhim. Kemi pasur një rast tragjik para disa muajsh në Durrës. Ne i kemi të gjithë mekanizmat për të ndërhyrë, sapo të kemi rregulluar edhe aspektin ligjor në mënyrë që të penalizojmë e të bëjmë të pamundur gjithkënd që përdor platformat sociale për të frikësuar e kërcënuar viktimat. Ky  duhet të jetë thelbi i ligjit sa i përket parandalimit të dhunës kibernetike”, tha Balla.

Duke iu referuar shifrave për krimet kibernetike, Balla theksoi se janë regjistruar 765 vepra penale në total prej të cilave janë zbulur 413 vepra, ose vetëm 54% prej tyre dhe 440 autorë gjithsej, nga të cilët vetëm 18 janë arrestuar.

“330 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 72 janë në kërkim. Fakti se 330 persona edhe pse kanë kryer këtë formë krimi janë duke shijuar lirinë, na bën të kuptojmë se na duhet një bashkëveprim më i fortë me gjithë partnerët e tjerë”, tha Balla.

Sipas tij, “duhen dënime ekzemplare që të tjerëve të mos u shkoj më mendja për t’u përfshirë në akte të tjera kriminale ndaj vajzave dhe grave”.

Balla theksoi se në dy muajt e parë të vitit 2024 ka 890 persona të dëmtuar nga dhuna dhe krime të tjera, prej të cilëve 629 janë gra dhe vajza.

“Nga 465 persona me urdhër mbrojtje, 350 janë gra e vajza. Për sulmet seksuale statistikat konfirmojnë se më të prekura janë gratë dhe vajzat. Në vitin 2023 janë regjistruar 125 viktima të krimeve seksuale ku 103 janë gra dhe vajza”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit