Balla më të rinjtë në Elbasan kujton protestën e studentëve: Na dhanë një shuplakë të merituar. Ja pse PS do fitojë mandatin e 3

Mos i humb

Policia italiane zbulon dhjetra qendra ilegale të testimit për Covid-19

Policia italiane ka zbuluar sot dhjetra qendër ilegale ku kryheshin testimet për koronavirusin.Mësohet se disa prej tyre përdornin kite të papërshtatshme ose...

Fluksi i infektimeve/ Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu: Po përgatitemi për skenarët e tjerë

Rastet ditore të infektimeve me Covid, vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Për shkak të kësaj situate, mbrëmjen e sotme...

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin. Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar...

“Olta Xhaçka gënjeu për udhëtimin me helikopter”, PD nxjerr pamjet e ministres në Dibër: E përdori për fushatë elektorale

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka nxjerrë një video të re për të denoncuar rastin e fluturimeve të Olta Xhaçkës me helikopter.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një takimi me të rinj në Elbasan në kuadër të ‘FRESSH VOICE’, deklaroi se 25 prilli është ditë me rëndësi për shqiptarët.

Teksa u ndal tek situata aktuale që po kalon vendi ynë dhe mbarë bota, pandemia e covid-it, i bëri apel të rinjve që të ruajnë veten dhe të mbajnë maskat.

Mes të tjerash, Basha u shpreh i bindur se PS do të marrë një tjetër mandat të tretë. Po ashtu, socialisti Balla solli në vëmendje dhe protestat që nisën në mbarë vendin nga studentët në dhjetor të 2018-ës, ndërsa ai pranoi hapur se ajo ishte një shuplakë për qeverinë.

“Ajo që duhet të diskutojmë është lufta e ditës, përballja me COVID. Elbasani është qarku i 4 për nga numri i të rasteve. Elbasani është një qytet universitar, ku javën e ardhshme një pjesë e vajzave dhe djemve vjen për studime. Apeli im; ju lutem sa më shumë, mbani maskën, lani duart dhe gjithçka që është e mundur që ta parandalojmë. Dikush ka thënë se; “pse i bëni këto takime?”, them se nëse do të mbaheshin në këto distanca takimet, s’ka problem. 25 prilli është me rëndësi për Shqipërinë, Nuk votohet vetëm për faktin se kush voton për 4 vitet e ardhme, por PS do të marrë një mandat të tretë. Me rëndësi është se si të kuptohet se si do të jetë Shqipëria në 2030-ën. Përpara zgjedhjeve të vitit tjetër do të paraqesim vizionin tonë se si e shohim Shqipërinë në 2030, ku të rinjtë do të kenë prioritet. Të gjithë e mbajnë mend kur në 2018 dhjetor studentët u ngritën. Na dhanë një shuplakë të merituar. Duhet ta kishim kuptuar me kohë atë nevojë që ishte për gjendjen në universitet dhe konvikte. Nëse bëjmë një analizë të qartë dhe objektive në 2013-ën, unë besoj se biem dakord që tashmë për sa i përket Paktit të Universitet jemi në rrugën e duhur. Kjo për shkak të investimeve në universitete dhe ajo akomoduese. I kam ndjekur punimet në konviktin e Elbasani, janë si hotelet me 2 ose 3 yje. Nuk duhet të harrojmë se për pak ditë bëjmë 1 vit, nga tërmeti i 26 nëntorit, na erdhi dhe një valë tjetër e rëndë, një tërmet i padukshëm. Një armik hileqar dhe dëmet njerëzore janë të mëdha. Edhe pse numri i humbjeve është më i ulët. Këtu gjejnë rastin që të falënderoj Gledin për drejtimin e një operacioni humanitar të shkëlqyer në ditët e mbylljes dhe secilin prej jush.”, pohoi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Jo ceremoni virtuale/ OSCAR 2021, ‘jo’ në streaming

Jo ceremoni në Zoom. Oskarët 2021 do të mbahen me publik dhe Live. Kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i akademisë së...

Pse nuk duhet të vishni këpucë në ambiente të mbyllura

Ka nga ata që sigurohen të heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi, duke veshur pantoflat e tyre. Ndërsa ka nga...

666 shqiptarë gjobitën brenda 24 orëve për shkeljen e masave anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të masave anti Covid janë ndëshkuar 666 qytetarë në të gjithë vendin.

Korrupsioni me lokalin në paraburgimin 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin Eduard Strugajn, Ervin Kurtullën dhe Florin Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020.

Sërish shifra të larta, 17 humbje jete dhe 705 raste të reja me COVID-19

Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 705 raste të reja dhe 17 humbje jete.NJOFTIMI I MSH Ministria e...