Balla ‘nuk ndahet’ nga Elbasani, pozon krah Kushit në ditën e çlirimit të qytetit

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e ditës së çlirimit të Elbasanit.

Balla në këtë ditë të shënuar për Elbasanin, shkruan se ky qytet ka dhënë kontributin e vet në çlirimin e vendit nga pushuesit nazi-fashistë.

Kujtojmë se, pas zgjedhjeve të 25 prillit kryeministri Edi Rama e largoi Ballën si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier, ndërsa vendin e tij e mori ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS ka shpërndarë foto nga ceremonia, ku shihet krah kësaj të fundit!


Postimi i plotë i Ballës:

Elbasan GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT

Elbasani ka kontributin e vet në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Lufta Partizane ishte e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë.

Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.

Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.

Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 30 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohoehet, e padyshim meriton më tepër. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare me atë që pasoi pas vitit 1945.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit