Balla: Solidariteti, guri i themelit të familjes së madhe europiane

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla, shprehu sot mirënjohjen për ndihmën prej 180 milionë euro, që Bashkimi Europian dha për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

“Mirënjohje Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë prej 180 milionë euro, në vijim të bashkëveprimit për të limituar pasojat social-ekonomike të pandemisë COVID-19”, tha Balla.

“Beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi së bashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19”, theksoi ai.

“BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane. Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje”, përfundoi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit