Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deklaron se Austria ёshtё mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE.

“Mbёshtetja e saj konstatohet nëpërmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prita në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë Dr. Christian Steiner. Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me BE. Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile.

Balla