Balla takon Fleck: Intensifikim i bashkëpunimit me Këshillin e Atlantikut

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, drejtorin për Europën në Këshillin e Atlantikut, Jörn Fleck.

Balla deklaroi se gjatë takimit kanë diskutuar mbi këtë fazë të re të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, reformat e nisura dhe nevojën për t’i konsoliduar ato në fushën e shtetit të së drejtës, energjisë, turizmit etj.

Sipas Ballës, Kuvendi i Shqipërisë ka një traditë të mirë të bashkëpunimit me Këshillin e Atlantikut, i cili duhet të intensifikohet për të mbështetur dialogun ndërparlamentar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Ndërsa Procesi i Berlinit prej nëntë vitesh është instrumenti i duhur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit