Balliu: Politika e pushtetarëve tanë është vjedhja

Mos i humb

Klevis Balliu, koordinator i PD-së për Rajonin e Tiranës, në fjalën e tij përpara Bashkisë së kryeqytetit tha se qeveritarët nuk do i shpëtojnë dot revoltës popullore.

Balliu theksoi se politika e pushtetarëve në Shqipëri është sesi të vjedhin, ndërsa tha se drejtësia e re nuk është e pavarur.

Klevis Balliu: Kjo që na servirin këta si drejtësi të pavarur, në fakt nuk është e tillë. SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë. Ata janë bashkë.

E patë kreun e SPAK Altin Dumani në parlament që qeshte dhe përqafonte anëtarët e maxhorancës.

Dalin dhe lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë. Thonë se arrestuan ish-ministër dhe ish-deputet.

Po edhe Enver Hoxha arrestonte njerëz, por nuk ishte drejtësi, por ishte drejtësi për pushtetin.

Njësoj po veprohet edhe sot. SPAK po lejon vjedhjen e inceneratorëve, po lejon vjedhjet masive e nuk prek hajdutët.

Nuk prek këta hajdutë, me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili nuk do i shpëtojë revoltës popullore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit