Balliu: Të hetohet tenderi për ndërtimin e godinës së DPSHTRR

Mos i humb

Klevis Balliu, Sekretar i Organizimit në grupin e “Rithemelimit” nv PD kërkoi sot nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të nisë hetimin ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhe.

Në një deklaratë për mediet, Balliu publikoi kontratë të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në të cilën sipas Balliut ka shkelje.

Balliu shpjegoi se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhi kontratë me objekt: “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional në interes publik, për Shërbimet Qëndrore të Transportit Rrugor”, vlera 8.6 miliardë lekë.

“Sipas dokumenteve të tenderit, godina do të ketë 6 105 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe do të kushtojë 8.2 milionë euro. Pra, rreth 1 350 euro për metër katror. Pa asnjë shpenzim për tokën, sepse trualli është i shtetit. Po si përllogariten këto shifra?”, theksoi Balliu.

“A kanë lidhje këto me tregun aktual apo shërbejnë vetëm për t`u vjedhur pavarësisht se ligji shkelet me të dyja këmbët? A ekzistojnë më institucione ligjzbatuese në këtë vendin tone për të  vlerësuar këto lloj shkeljesh, apo Blendi Gonxhe mund të  vazhdojë  i qetë  të  fryjë  fondet e më pas t’i përvetësojë ato pa u shqetësuar (duke qenë  se kostot reale të  implementimit të  kontratave janë  shumë  herë  më  të  ulëta) si të ishin trashëgimi personale”, tha Balliu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit