Balluku: Nga ky investim qytetarët e Elbasanit do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

Ajo ka deklaruar se nga ky investim qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Balluku ka marrë dhe shembullin e qytetit të Korçës, i cili aktualisht prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, inxhinieri ka theksuar se janë u duke punuar në mënyrë që Elbasani te ketë një shpërndarje të rregullt.

“Jemi duke punuar për dizajnin përfundimtar që në vazhdimësi, brenda viteve afatmesme të përfundojnë dhe këto zona, në mënyrë që i gjithë qyteti i Elbasanit të ketë një shpërndarje brenda parametrave të caktuar”, tha inxhinieri.

“Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne zakonisht japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur”, u shpreh ndër të tjera Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit