Balluku njofton procedurat: Nga nesër sistem i ri për riatdhesimin

Mos i humb

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi rregullat e reja të riatdhesimit nga data 4 maj.

Sipas saj, të gjitha aplikimet për të rezervuar një vend në avion bëhen tashmë në E-Albania.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t’u kthyer. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarët duhet të aksesojnë faqen e e-Albania për të kryer rezervimin e biletës, dhe duhet të deklaroni adresën e banimit.

Ata që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit.

Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.

Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku.

🟢 MINISTRJA BELINDA BALLUKU SHPJEGON SISTEMIN E RI QË DO TË PËRDORET PËR RIATDHESIMET NGA DATA 4 MAJ DHE HAPAT QË DUHET TË NDJEKIN QYTETARËT E INTERESUAR.“Plani i masave lehtësuese” të shpallura nga Qeveria Shqiptare ka ndikuar edhe në ndryshimin e sistemit të riatdhesimit për qytetarët shqiptarë që janë bllokuar jashtë kufinjve.

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 3. Mai 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit