Balluku pas fitores në Kombinat: Pa Edi Ramën në krye asnjë nga ne nuk do të ishte këtu

Mos i humb

Kandidatja për deputete për PS në Kombinat Belinda Balluku në një dalje për mediat ka shpallur fitoren në këtë zonë.

Ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët e saj që kanë punuar në 6 muaj fushate të pazakonte për shkak të pandemise.

Ajo nuk ngurroi të thurrte lavde edhe për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se pa të në krye nuk do të kishin marrë këtë rezultat.

“Çuna dhe goca ngaqë na duhet të vazhdojmë numërimin mos të harxhojmë shumë kohë. Falenderoj të gjithë banorët e Kombinatit.

Të gjithë ata që na votuan dhe mbështetën në gjithë këtë fushatë që ka zgjatur për 6 muaj të tërë dhe ka qenë një fushatë atipike për shkak se është bërë në kushtet e pandemisë. Nuk kemi lënë asnjë pa parë në sy apo si thotë kryeministri, pa i qarë hallin.

Unë jam, një person me fat sepse rrethohem me njerëz që kanë besim tek e mira. Këta burrat dhe gratë që unë kam këtu besojnë tek e mira siç besoj unë.

Mendojnë dhe besojnë që njerëzit kanë nevojë për punën dhe jo për fjalën.

Kanë nevojë për një të ardhme. Këta janë shokët e mi që punojnë me të njëjtën dashuri për PS, Shqipërinë dhe besimin që na ka dhënë Edi Rama.

Asnjë nga ne nuk do ishte këtu sot me këtë fitore, nëse në krye nuk do kishim Edi Ramën“, tha Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit