“Bananet t’i shkarkojmë në kompani”, çfarë tha babai i Arbër Çekajt kur iu kërkua që të hapej kontejneri

Mos i humb

Pamjet që shihni vijnë nga kompania e re e babait të Arbër Çekjat, Selim Çekaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni droge, ku në një kontejner me banane u gjetën 49 kg kokainë.

Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nja 1.3 kg secila. Kompania “Ecoalmax” tregtonte fruta nga Amerika Latine, ndërsa jashtë kësaj magazine nuk ka tabela identifikuese.

Raportohet nga dëshmia e punonjësve të sigurisë, thuhet se policia ka qenë gjatë natës dhe ka bërë kontroll brenda ambienteve të firmës, e cila sot është e mbyllur dhe aty nuk shihet asnjë person.

ontejneri me banane është nisur nga Ekuadori dhe më pas drejt portit të Mersinit në Turqi, ndërsa ndalesa e fundit ishte porti i Durrësit.

Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori.

Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme.

Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane.

Disa muaj më vonë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit