
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit, është rritur në 25, njoftuan sot zyrtarët.
Një qendër e përkohshme e informimit që u formua nga njësiti i zjarrfikësve pas zjarrit të së enjtes për AA konfirmoi numrin e viktimave, duke shtuar se 70 persona të lënduar po marrin trajtim mjekësor në spitale të ndryshme në kryeqytet.
Dr. Ayesha Akhter për AA tha se në spitalin ku ajo punon gjenden 46 persona ndërsa ata që kanë pasur lëndime më të lehta janë lëshuar në shtëpi.
“24 trupa u janë dorëzuar familjarëve”, tha Mostaq Ahmed zv/komisionari i policisë në Dhaka.
Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në një ndërtesë në lagjen Banani, për t’u vënë nën kontroll pas katër orësh të operacionit për shpëtim.
Në operacion gjithashtu morën pjesë edhe tre helikopterë ushtarakë.
Shumë njerëz që kishin hipur në çatinë e ndërtesës u shpëtuan ndërsa disa të tjerë që kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës u shpëtuan duke thyer xhamat e dritareve.
Muajin e kaluar, 70 persona humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu në një zonë të vjetër dhe të dendur të kryeqytetit të Bangladeshit.


