Bangladesh, Sheikh Hasina fiton zgjedhjet për herë të tretë

Mos i humb

Koalicioni i Madh nën kryesimin e Ligës Awami nën drejtimin e Sheikh Hasina e cila është në pushtet ka fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 11-ta të përgjithshme në Bangladesh duke marrë 281 vende në Parlament.

Sipas rezultateve jozyrtare të dhëna në lajmin e gazetës “Daily Star” mësohet se zgjedhjet e 11-ta të përgjithshme në Bangladesh kanë përfunduar me fitoren e Koalicionit të Madh nën kryesimin e Ligës Awami nën drejtimin e Sheikh Hasina.

Koalicioni i Madh ka marrë 281 vende në Parlamentin me 300 vende dhe një ndryshim të madh për opozitën dhe partitë e tjera ajo ka fituar zgjedhjet e mbajtura në Bangladesh.

Ndërkohë Aleanca e Unitetit Kombëtar nën drejtimin e Dr. Kemal Husejin dhe nën kryesimin e Partisë Nacionaliste të opozitës (BNP) në Bangladesh do të përfaqësohet në Parlament me 6 deputetë, ku gjithashtu edhe partitë e tjera dhe ato të pavarura kanë arritur të marrin 6 deputetë.

Në Bangladesh për formimin e qeverisë janë të nevojshëm 151 vende në Parlamentin me 300 vende, dhe në këtë mënyrë shihet se Liga Awami kryesuese e Koalicionit të Madh është përcaktuar se do të formojë edhe qeverinë.

Lideri i Aleancës së Unitetit Kombëtar nën drejtimin e Dr. Kemal Husejin dhe nën kryesimin e Partisë Nacionaliste të opozitës (BNP) i ka cilësuar si “qesharake” zgjedhjet dhe ka njoftuar se kundërshtojnë çdo lloj rezultati.

Duke i bërë thirrje Komisionit Zgjedhor të Bangladeshit për anulimin e zgjedhjeve, Husejin ka thënë: “Kërkojmë që Komisioni Zgjedhor të shpallë të pavlefshme këto zgjedhje dhe të kërkojë zgjedhje të reja nën administrimin e një qeverie të paanshme”.

Po ashtu Husejin ka mbrojtur idenë e tij se gjatë zgjedhjeve janë bërë mashtrime dhe parregullsi të tilla ku mbështetësit e Ligës Awami kanë marrë nën kontroll pikat zgjedhore, arsye për të cilat rreth 100 kandidatë nga opozita janë tërhequr nga zgjedhjet.

Mahbub Talukder, anëtari i Komisionit Zgjedhor të Bangladeshit pas një vizite në njërën prej qendrave zgjedhore tha se nuk kishte vërejtur përfaqësuesit e opozitës në qendër.

Ndërsa inspektori i policisë, Muhammed Cavid Patvary, në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se “me përjashtim të disa ngjarjeve zgjedhjet janë zhvilluar në situatë paqësore”.

Theksohet se në zgjedhjet e mbajtura në vend janë shënuar disa ngjarje të dhunshme ku si pasojë në lidhje me zgjedhjet në 13 rajone kanë humbur jetën 17 persona në konfliktet e ndodhura më së shumti mes mbështetësve të pushtetit dhe partisë opozitare.

Sipas të dhënave paraprake në ngjarjet e dhunshme janë plagosur 64 persona ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar.

Në Bangladesh ka mbi 104 milionë votues që kanë të drejtë vote.

Në garën zgjedhore morën pjesë gjithsej 39 parti politike dhe tre blloqe politike, Liga në pushtet Awami, e kryeministres Sheikh Hasina kryeson Koalicionin e Madh ndërkaq Partia Nacionaliste e opozitës (BNP) kryeson Koalicionin e Unitetit Kombëtar nën drejtimin e Dr. Kemal Husejin dhe Blloku i tretë apo Koalicioni Demokratik që përbëhet nga partitë e krahut të majtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit