Bangladeshi mohon pretendimet e Mianmarit për pranimin e refugjatëve nga Arakani

Mos i humb

 

 

Bangladeshi ka mohuar pretendimet e Mianmarit se refugjatët kanë filluar të kthehen në Arakan.

Ministri i Punëve të Brendshme i Bangladeshit, Asaduzzaman Han, tha se pohimi i Mianmarit se një familje pesë anëtarëshe është kthyer nga Bangladeshi në Arakan, nuk është i vërtetë dhe se familja asnjëherë as nuk ka hyrë në Bangladesh.

Han këtë hap të Mianmarit e quajti maskaradë duke thënë se shpreson që ky vend sa më parë t’i pranojë të gjitha familjet Rohingya.

Një anëtar i komisionit të Bangladeshit për Refugjatë dhe Ndihmë, Ebul Kelam, konfirmoi se familja në fjalë nuk ka hyrë në territorin e Bangladeshit. “Asnjë refugjat nuk u kthye. Bangladeshi aspak nuk është pjesë e kësaj”, shtoi Kelam.

Eksperti i pavarur për krizën me Rohingya, Asif Munier, i cili bashkëpunon me Kombet e Bashkuara (OKB), tha se Qeveria e Bangladeshit dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjekin këtë hap të Mianmarit.

“Është i papritur ky veprim i Mianmarit, veçanërisht në kohën kur zhvillohet proces i dyanshëm dhe derisa organizatat ndërkombëtare janë të përfshira në të”, theksoi Munier.

Qeveria e Mianmarit këtë fundjavë njoftoi se një familje me pesë anëtarë nga rajoni kufitar është kthyer në Arakan dhe se përkohësisht është vendosur tek të afërmit në Maungdawu.

Theksohet se familja më herët ka jetuar në Mianmar dhe se anëtarët e familjes kanë marrë dokumentet e nevojshme.

Bangladeshi dhe Mianmari nëntorin e kaluar nënshkruan marrëveshje për riatdhesim, mirëpo deri tani asnjë person refugjat nuk është kthyer. OKB thekson se Qeveria e Mianmarit nuk ka mundur të sigurojë kthimin e sigurtë të refugjatëve, ndërsa shtëpitë nëpër fshatra janë shembur.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se nga 25 gushti i vitit 2017 nga dhuna në Mianmar, në Bangladesh kanë ikur më shumë se 700.000 persona. Videot satelitore të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tregojnë se në këtë rajon janë zhdukur disa qindra fshatra muslimane.

OKB dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit e quajnë gjenocid ose pastrim etnik.

Organizata ndërkombëtare Mjekët pa Kufij njoftoi se në dhjetor të vitit të kaluar besohet se së paku 6.700 muslimanë janë vrarë në muajin e parë të aksionit të cilin ushtria e Mianmarit e filloi në Arakan më 25 gusht të vitit 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit