Banka Qendrore e Zvicrës mbajti normat negative të interesit

Mos i humb

Banka Qendrore e Zvicrës mbajti normat negative të interesit, duke thënë se ajo do të përmbushte politikën e saj për të dobësuar monedhën vendëse.

Rregullatori tha se frangu mbetet “shumë i vlerësuar” përsa i përket euros dhe se politikat aktuale mbeten thelbësore. Pritjet në treg janë pikërisht mbajtja e instrumenteve monetare të përdorura nga Banka Qendrore SNB.

Normat e interesit për depozitat nga bankat komerciale mbetën negative në -0.75%, duke ruajtur vlerën e tyre që nga fillimi i vitit 2015.

Ndërsa rritja ekonomike në Zvicër dhe në eurozonë po intensifikohet, presioni i çmimeve mbetet nën nivelet e synuara të rregullatorit dhe Banka Qendrore SNB nuk dëshiron të marrë asgjë që do të rrisë më tej frangun dhe do të minojë përpjekjet për të përshpejtuar inflacionin.

Vendimi i Bankës Qendrore SNB u kundërvihet shumë bankave të tjera qendrore. Pritjet janë që normat e interesit të rriten javën e ardhshme dhe Banka Qendrore Angleze ka paralajmëruar tashmë për një shtrëngim më të shpejtë të politikës monetare. Në këtë sfond, Banka Qendrore Evropiane ka ndryshuar kohët e fundit drejtimet e politikave, duke iu afruar, megjithëse me një hap të vogël, daljen e stimujve.

“Situata me tregun e parasë është ende e brishtë dhe kushtet monetare mund të ndryshojnë shumë shpejt”, thuhet në një deklaratë të Bankës Qendrore Zvicerane SNB.

Zvicra përfundoi 2017-ën me një rritje të qëndrueshme prej 0.6% në tremujorin e katërt, mbështetur nga rritja ekonomike globale me frangun më të dobët. Monedha vendëse ka rënë me 8% vitin e kaluar kundrejt euros, duke ndihmuar kompanitë të orientohen nga eksporti.

Inflacioni zviceran pritet të përshpejtohet me një mesatare prej 0.6% këtë vit dhe 0.9% më 2019./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit